Ballina Flash

FOTO/ Inaugurohet Konsullata e Nderit e Hungarisë në Durrës

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ U inaugurua sot në Durrës Konsullata e Nderit e Hungarisë.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali dhe ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó.

Ministri i Jashtëm hungarez, Szijjártó zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku zhvilloi takime me krerët e shtetit.

Fillimisht Szijjártó u takua me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.

Szijjártó u takua edhe me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi me të cilin nënshkroi marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Hungarisë për programin “Stipendium Hungaricum” 2021-2024, falë të cilit çdo vit 20 studentë shqiptarë do të kenë bursë nga qeveria hungareze për të studiuar në vendin e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakROMË – Draghi pranon zyrtarisht postin e kryeministrit
Artikulli tjetërXhafaj në njësinë 10: Të gjithë maksimalisht të vëmendshëm dhe të organizuar për fitoren