Ballina Bota

ROMË – Draghi pranon zyrtarisht postin e kryeministrit

ROMË, 12 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mario Draghi ka pranuar zyrtarisht sot postin e kryeministrit, duke njoftuar përbërjen e qeverisë së tij, politikanëve dhe teknokratëve të emëruar në mes të një krize epidemie për të arritur vaksinimin masiv dhe për të kapërcyer depresionin ekonomik në Itali.

Në këtë kontekst, posti kryesor i ministrit të Ekonomisë dhe Financave i kaloi një personi të besuar, Daniele Franco, numri dy aktual i Bankës së Italisë dhe ish-këshilltar i Komisionit Europian.

Janë gjithsej tetë gra ministre në qeverinë e Draghi-t, nga gjithsej 23 ministra.

Betimi i kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë së re do të bëhet nesër në 12:00 në Pallatin Quirinal./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Reforma e fiskalizimit konkludohet në 1 shtator”/ Ibrahimaj: Do të ulë evazionin fiskal
Artikulli tjetërFOTO/ Inaugurohet Konsullata e Nderit e Hungarisë në Durrës