Ballina Bota

GREQI – 25 viktima nga COVID-19, rriten rastet në kujdesin intensiv

ATHINË, 8 shkurt /ATSH-AMNA/ – Greqia konfirmoi sot 25 vdekje shtesë nga COVID-19 në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave ka arritur në 5 997 në total, njoftoi Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Mosha mesatare e të gjitha fataliteteve ishte 79 vjeç, 95,6 % kishin një gjendje shëndetësore bashkëshoqëruese.

Gjithsej, në kujdesin intensiv (ICU) janë 276 individë të intubuar. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç.

EODY regjistroi, gjithashtu, edhe 638 raste të reja infektimi me COVID-19, nga të cilat katër u identifikuan në pikat e hyrjes në vend.

Rastet në Greqi janë gjithsej 164 575 nga të cilat 6 045 kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 52 595 me raste infeksioni tashmë të konfirmuara./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbështetja nga AZHBR/ Historia e fermerit që ka ngritur plantacion me mandarina, këtë vit pret të përfitojë 500 kuintalë
Artikulli tjetërAeroporti i Kukësit gati në prill/ Balluku: Jemi në fazën e certifikimit