Ballina Bota

COVID-19 – Vaksina “BioNTech/Pfizer” efikase kundër dy varianteve

BERLIN, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Studimet laboratorike treguan se vaksina e zhvilluar nga kompania gjermane “BioNTech” dhe partnerja e saj amerikane “Pfizer” është efikase kundër dy varianteve të COVID-19, që u shfaqën për herë të parë në Britaninë e Madhe dhe në Afrikën e Jugut, njoftuan sot kompanitë.

Ata cituan rezultatet e studimeve in-vitro të botuara në revistën mjekësore “Medicine”.

Sipas këtyre studimeve, gjaku i 20 personave tashmë të vaksinuar me vaksinën mARN ishte në gjendje t’i neutralizonte këto dy mutacione kryesore të virusit.

Me botimin e rezultateve, studimet e kryera nga “Pfizer” dhe Universiteti i Teksasit janë konfirmuar nga komuniteti i gjerë shkencor.

“Pfizer” dhe “BioNTech” janë zotuar të vazhdojnë monitorimin e varianteve të shfaqura të COVID-19 dhe të kryejnë studime mbi efikasitetin e vaksinës së tyre në botën reale./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSulmet kibernetike/ Policia e Shtetit: Kujdes në përdorimin e “WhatsApp”, ja si duhet të veproni
Artikulli tjetërMiratohet projekti për restaurimin e “Urës së Kurcajt” në Krujë