Ballina Bota

ITALI – Rënia e PBB-së më pak se parashikimi

ROMË, 2 shkurt /ATSH-DPA/ – Ekonomia italiane u tkurr me një ritëm më të ngadaltë se sa pritej në tre muajt e fundit të vitit 2020, pas rritjes së fortë në tremujorin e mëparshëm, treguan të dhënat paraprake nga Instituti i Statistikave, ISTAT.

Prodhimi i Brendshëm Bruto ra me 2,0% nga tremujori i tretë, ndërkohë që ekonomistët kishin parashikuar një rënie prej 2,2%.

”Ndryshimi nga tremujor në tremujor është rezultat i një rënie të vlerës së shtuar në të gjithë sektorët kryesorë ekonomikë përfshirë bujqësinë, pylltarinë, peshkimin, industrinë dhe shërbimet”, theksoi ISTAT.

Në tremujorët e parë dhe të dytë, ekonomia u tkurr përkatësisht me 5,5% dhe 13,0% për shkak të ndikimit të rëndë të pandemisë së koronavirusit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Dizinformim dhe produkt ‘Made in Albania’ nga kanalet e “SHQUP-it”/ Rama: Situatën me vaksinën nuk e krijuam ne
Artikulli tjetër“LSI projekt që duhet zhbërë”/ Do e çonim për skrap, por projekti u tradhtua nga Basha