LONDËR, 2 shkurt /ATSH-AFP/ – Qeveria britanike kërkoi sot qetësi dhe vetëpërmbajtje pas ndërprerjes së kontrolleve doganore të vendosura në Irlandën e Veriut pas Brexit për shkak të kërcënimeve ndaj personelit, në sfondin e zemërimit brenda unionistëve.
“Është jetësore që çdokush në Irlandën e Veriut dhe në Britaninë e Madhe të japë prova qetësie dhe moderimi si dhe vendosmëri për të zgjidhur problemet”, deklaroi para deputetëve ministri i Shtetit, Michael Gove.
Ai i gjykoi të papranueshme kërcënimet ndaj punonjësve të porteve irlandezo-veriore të Lane dhe Belfastit.
Edhe Bashkimi Europian dënoi ashpër çdo kërcënim për dhunë kundër personave të ngarkuar për të proceduar në Irlandën e Veriut në kontrollet doganore të vendosura pas Brexit, ndërprerë një ditë më parë nga autoritetet në sfondit e zemërimit në radhët e unionistëve.
Këto kontrolle shëndetësore dhe veterinare u ndërprenë dje në mbrëmje në portet e Belfastit dhe Larnes nga autoritetet lokale për shkak të shqetësimeve për sigurinë e personelit përkatës./ /ec/













