TIRANË, 31 janar/ATSH/ Ndalimi i reshjeve në qarkun e Shkodrës gjatë 24 orëve të fundit po sjell një përmirësim të situatës.
Prefektja e qarkut Shkodër, Majlinda Angoni bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nuk ka patur prani të reshjeve të shiut, duke u reflektuar në treguesit hidrometrik, të cilët tregojnë për një tendencë në rënie ndonëse të papërfillshme tē niveleve të lumenjve, krahasimisht me ditën e djeshme.
“Hidrometri në njësinë administrative Dajç shënon kuotën 6.50 m / (max 6.30), nga Drini në Bahçallek shënon kuotën 7.05 m / (max 7.50), ndërsa nga Buna në Pazar shënon kuotën 8.80 m / ( max 8.70)”, bën të ditur Angoni.
Angoni po ashtu bëri të ditur se zona e Goricës mbetet ende e mbuluar nga uji.























