Ballina Flash

Sylvester Stallone… bullgar?

SOFJE, 30 janar /ATSH-AA/ – Policia bullgare ka arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të pasaportave dhe parave si anëtarë të një grupi të krimit të organizuar dhe sekuestroi një pasaportë false me fotografinë e aktorit të famshëm të Holliwood-it, Sylvester Stallone.

Gjatë operacionit, policia gjeti dokumente false personale si edhe kartëmonedha false në dollarë dhe euro.

Katër shtetas bullgarë u arrestuan nën dyshimet për krim të organizuar. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – Vatikani njofton rihapjen e muzeve
Artikulli tjetërFOKUS – Vaksinimi masiv në Itali në pikëpyetje pas vonesave nga Pfizer dhe Moderna