SOFJE, 30 janar /ATSH-AA/ – Policia bullgare ka arrestuar katër persona të dyshuar për falsifikim të pasaportave dhe parave si anëtarë të një grupi të krimit të organizuar dhe sekuestroi një pasaportë false me fotografinë e aktorit të famshëm të Holliwood-it, Sylvester Stallone.
Gjatë operacionit, policia gjeti dokumente false personale si edhe kartëmonedha false në dollarë dhe euro.
Katër shtetas bullgarë u arrestuan nën dyshimet për krim të organizuar. /os/
