VATIKAN, 30 janar /ATSH-AFP/ – Muzetë e Vatikanit, që përfshijnë edhe Kapelën e njohur Sixtine, njoftuan rihapjen e tyre nga e hëna, pasi u mbyllën për 88 ditë për shkak të kufizimeve të lidhura me pandeminë.
Kjo është mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore. Koleksionet do të shfaqen nga e hëna deri të premten, por vizitorët do të duhet të rezervojnë paraprakisht biletat e tyre dhe t’u caktohen orari për kohën e hyrjes./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.





















