BRUKSEL – NATO përgatit samitin e parë me Joe Biden

BRUKSEL, 27 janar /ATSH-AFP/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se kishte zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Joe Biden për të përgatitur samitin e Aleancës dhe për të vlerësuar shumë sfida përpara.

“Është një kënaqësi të flas me @POTUS presidentin amerikan dhe ta përgëzoj atë për postin e tij. Ky është një kapitull i ri për Aleancën tonë Transatlantike. Unë pres me kënaqësi që ta mirëpres atë në samitin e NATO-s dhe të punojmë ngushtë me të”, theksoi ai në një mesazh të postuar në llogarinë e tij në Twitter.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s përshëndeti qëndrimin e presidentit Biden në rindërtimin e aleancave dhe nënvizoi se NATO është vendi ku europianët dhe amerikanët takohen çdo ditë dhe se së bashku, ne mund të përballemi me sfida që asnjë nga vendet tona nuk mund të përballet vetëm.

“Takimi i ardhshëm i NATO-s “do të mbahet në Bruksel gjatë këtij viti dhe drejtuesitdo të marrin vendime për ta bërë Aleancën tonë edhe më të fortë”, theksoi Stoltenberg.

Data e samitit do të varet nga rezultatet e luftës kundër pandemisë COVID-19 në Europë./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.