Ballina Bota

SHBA – Biden: Të shqetësuar nga veprimet e Rusisë

UASHINGTON, 26 janar /ATSH-AA/ – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden deklaroi se administrata e tij është shumë e shqetësuar nga veprimet e Rusisë.

Biden, pas ceremonisë së dekretit në Shtëpinë e Bardhë, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai tërhoqi vëmendjen mbi arrestimi e opozitarit Alexei Navalny nga Rusia, praninë e pretendimeve si sulm kibernetik ndaj institucioneve federale amerikane ose ofrimin e parave për vrasjen e ushtarëve amerikanë në SHBA.

“Jemi shumë të shqetësuar nga veprimet e Rusisë”, theksoi ai.

“Nuk do të hezitoj të flas me homologët tanë rusë këto çështje”, u shpreh Biden duke theksuar se ka kërkuar informacion nga institucionet përkatëse në lidhje me pretendimet ndaj Rusisë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSituata nga reshjet në Dibër/ Prefekti Shehu për ATSH: Rrugët nacionale të kalueshme
Artikulli tjetërKukës/Prefekti Kuçana për ATSH: Masa për pastrimin e rrugëve