Kukës/Prefekti Kuçana për ATSH: Masa për pastrimin e rrugëve

TIRANË, 26 janar/ATSH-I. Vata/ Prefekti i Qarkut Kukës Zenel Kuçana tha për ATSH së situata në qarkun Kukës është nën kontroll, janë marrë të gjitha masat për të përballuar problematikat që mund të shfaqen për shkak të reshjeve.

Kuçana tha së përveç reshjeve të shiut që ka rënë dhe vazhdon të bjerë, në lartësinë 600 m ka reshje bore mbi 10 cm.

“Të gjitha bashkitë kanë marrë masat për pastrimin e rrugëve dhe lëvizjen e mjeteve dhe të njerëzve”, tha ai.

Po ashtu, Kuçana shtoi se ka patur probleme në rrugët ruralë në disa njësi të bashkive, si në Kukës, Has dhe Tropojë, pasi ka rrëshqitje dheu.

“Në disa rrugë ka patur rrëshqitje dherash dhe rënie inertesh ku po punohet  për zhbllokimin e tyre. Disa fshatra janë pa energji elektrike, por ekipet po punojnë për eliminimin e defekteve. Nga Forcat e Armatosura kanë ardhur pompat për rezervuarin e T’Planit, njësia administrative Fierzë bashkia Tropojë dhe po punohet për vënien e tyre në pune për largimin e ujërave”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.