BRUKSEL – Borell: Të shqetësuar për valën e arrestimeve në Rusi

BRUKSEL, 25 janar /ATSH-DPA/ – Të arrestuar në Rusi janë mbi 3 000 protestues dhe kjo valë ndalimesh na bën të jemi shumë të shqetësuar, ndërkohë që këtë gjë do ta diskutojmë edhe me ministrat e Jashtëm të BE, deklaroi Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell.

Ministrat e Jashtëm të BE duhet të marrin në konsideratë sesi të reagojnë pas burgosjes së fundit të figurës ruse të opozitës Alexei Navalny dhe arrestimeve masive të mbështetësve të tij në demonstrata në të gjithë vendin, ndërsa thirrjet për sanksione të reja rriten.

“Kjo valë ndalimesh është diçka që na shqetëson shumë, siç është arrestimi i Navalny”, shtoi Borell.

Sipas aktivistëve, rreth 3 500 njerëz u arrestuan gjatë fundjavës në disa nga protestat më të mëdha ndaj presidentit Vladimir Putin.

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas dënoi trajtimin e protestuesve dhe bëri thirrje për lirimin e tyre të menjëhershëm në hapjen e takimit ministror në Bruksel.

“Të gjithë kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre dhe të shkojnë në demonstrata sipas kushtetutës ruse. Kjo e drejtë nuk duhet të pengohet”, shtoi Maas. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.