Ballina Bota

SHBA – 200 efektivë të Gardës Kombëtare të testuar pozitiv me COVID-19

UASHINGTON, 23 janar /ATSH-AA/ – Rreth 200 efektivë të Gardës Kombëtare amerikane, të cilët kishin marrë pjesë në betimin e presidentit, Joe Biden, rezultuan të prekur nga COVID-19, njoftoi sot të përditshmes amerikane “Wall Street Journal”.

“Wall Street Journal” njoftoi se zyrtarët e departamentit të Mbrojtjes, Pentagonit, i trembeshin përhapjes së virusit në vendin e punës, pas kontaminimit të rojave kombëtare.

Rreth 26 000 ushtarë të Rojas Kombëtare janë vendosur në të gjitha shtetet amerikane dhe në distriktin e Kolumbias, pas sulmit të Capitole, më 6 janar, dhe para betimit të Biden, që u zhvillua më 20 janar.

Që prej asaj kohe, imazhe kanë qarkulluar duke treguar ushtarët që nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë, ndonjëherë, dhe maska, sipas të përditshmes./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRruga e re e Kalasë, do të ndryshojë krejtësisht cilësinë e ofertës turistike të Beratit
Artikulli tjetërCOVAX firmos me Pfizer/Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë