COVAX firmos me Pfizer/Manastirliu: Lajm i mirë, kemi parapaguar dhe përfitojmë në dritaren e parë

TIRANË, 23 janar/ATSH/- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bën me dije se pas marrëveshjes se COVAX me kompaninë Pfizer/BioNTech, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës. pasi ka parapaguar 3.9 milion dollarë.

“Lajm i mirë. Me parapagimin e 3.9 milion dollarë nga qeveria, Shqipëria është në dritaren e parë të sigurimit të dozave të vaksinës antiCOVID nëpërmjet mekanizmit COVAX “, nënvizon Manastirliu.

COVAX ka nënshkruar një marrëveshje me Pfizer/BioNTech për deri në 40 milion doza të vaksinës së saj ndaj COVID-19.

Mekanizmi COVAX do të sigurojë edhe 150 mln doza nga AstraZeneca, sapo vaksina të përfshihet në listën e OBSh për përdorim emergjent.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.