SHBA – Konfirmohet emërimi i Lloyd Austin në krye të Pentagonit

UASHINGTON, 22 janar /ATSH-AFP/ – Kongresi amerikan konfirmoi sot me shumicë votash emërimin e ish-gjeneralit Lloyd Austin në postin e ministrit të Mbrojtjes, duke u bërë afroamerikani i parë në drejtimin e Pentagonit.

Austin, 67 vjeç, është anëtari i dytë i qeverisë të Joe Biden, emërimi i të cilit mori dritën e gjelbër të të zgjedhurve, pas drejtoreshës së Shërbimit Sekret, Avril Haines.

“Ky është një nder dhe një privilegj të bëhem ministri i 28-të i Mbrojtjes së vendit tonë dhe jam veçanërisht krenar të jem afroamerikani i parë që mbaj këtë post”, theksoi ministri në një mesazh në Twitter. “Tashmë, në punë”.

Emërimi i ish-gjeneralit të ushtrisë tokësore, i cili ka luftuar në Irak dhe në Afganistan para se të bëhej njeri u parë me ngjyrë që drejton komandën qendrore të ushtrisë amerikane (Centcom), u miratua nga Senati me 93 vota pro dhe dy kundër./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.