Siguria ushqimore/ 407 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, vijojnë pandërprerë inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin, në zbatim të planit të punës, por edhe si pjesë e taskforcës antiCovid, ku vetëm sot ka kryer 407 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.
Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 21 masa me paralajmërim përgjithësisht përgjithësisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit të dezinfektimit, si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 5 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.  Në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të taskforcës antiCOVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 148 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
AKU kreu gjithashtu vëzhgimin mbi përdorimin e maskave nga punonjësit ku kanë rezultuar se përdorimi i tyre bëhet në të gjitha subjektet e monitoruara.
Gjithashtu u realizua këshillimi i përfaqësuesit të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve të bëra dhe këshillimi i qytetarëve në rrugë mbi domosdoshmërinë e mbajtjes së maskave.

/k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.