Ballina Bota

COVID-19 – Karantinë për të gjithë personat e mbërritur në SHBA

UASHINGTON, 21 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi sot një karantinë, tashmë e detyrueshme, për të gjithë personat që mbërrijnë në SHBA me avion.

Duke prezantuar planin e luftës kundër COVID-19, presidenti i ri i SHBA-së njoftoi se udhëtarët do të ishin në gjendje të prezantonin një test negativ.

I pyetur mbi faktin nëse qëllimi i tij i deklaruar për 100 milionë vaksina në 100 ditë ishte ambicioz, ai reagoi ashpër: “Kur e kam njoftuar këtë, të gjithë thatë se nuk do të ishte e mundur, ju nuk jeni seriozë!”/ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeterinerët në sektorin publik dhe privat, anëtarësim pranë Urdhrit Profesional Veterinar
Artikulli tjetërDerbi Partizani-Tirana përfundon me rezultatin 1-0