UASHINGTON, 19 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Joe Biden theksoi se e vetmja zgjidhje e vlefshme në konfliktin izraelo-palestinez është zgjidhja me dy shtete, deklaroi sot ministri i ardhshëm i Punëve të Jashtme, Antony Blinken.
Para senatorëve amerikanë, ai pranoi se një zgjidhje e tillë nuk ishte “realiste” duke u bërë thirrje menjëherë izraelitëve dhe palestinezëve që të shmangin masat e njëanshme që e bëjnë atë edhe më komplekse./ /ec/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.























