Gjosha: PD-LSI, bashkëpunim për programin si alternativa e nesërme qeverisëse

TIRANË, 19 janar /ATSH/ PD dhe LSI ndodhen në fazën e bashkëpunimit në lidhje me programin, i cili nëse shkohet drejt bashkëqeverisjes, përbën edhe alternativën qeverisëse.

Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, u shpreh sot në një intervistë televizive se sidomos vitet e fundit ka një klimë pozitive mes partive politike të opozitës.

“Klimë pozitive, sidomos në këto vitet e fundit ku opozita ka qenë shumë e bashkuar për shumë prioritete që kemi pasur dhe i kemi ndarë. Një prej tyre në këto zgjedhje është largimi i Ramës, ndryshimi i sistemit, një shtet që u shërben të gjithëve pavarësisht se kujt i besojnë qytetarët votën”, u shpreh ajo.

Sipas Gjoshës, vendi ka nevojë për një kryeministër që unifikon të gjithë, nga veriu në jug.

“Bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm, tashmë tek programi. Nëse shkojmë drejt një bashkëqeverisjeje, atëherë është alternativa, pastaj përllogaritjet, gara i përket secilit. Kur je pjesë e garës do bëhen llogaritë për secilën parti, pavarësisht se pastaj bashkimi i votës është ajo që do e nxjerrë fituese opozitën”, u shpreh Gjosha. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.