Ballina Bota

FRANCË – Le Drian: Moratorium për ngërçin tregtar BE-SHBA

PARIS, 17 janar /ATSH-AFP/ – Ministri francez i Punëve të Jashtme, Le Drian sugjeroi sot  një moratorium mbi ngërçin tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian duke besuar se ai do të lejojë zgjidhjen e një çështjeje që i prek të gjithë”.

“Çështja që i prek të gjithë është ajo e përshkallëzimit të çmimeve dhe taksave mbi çelikun, teknologjinë dixhitale, Airbus dhe veçanërisht sektorin tonë të verës”, tha Jean-Yves Le Drian në një intervistë për ”Journal du Dimanche”.

“Nëse do të gjenim shpejt një metodë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Europën dhe Francën, ajo do të ishte një hap përpara”, tha ai.

“Mund të duhet kohë, por, ndërkohë, ne gjithmonë mund të bëjmë një moratorium”, theksoi Le Drian.

Detyrimet e reja doganore të Uashingtonit, të shpallura në fund të vitit, synojnë produktet franceze dhe gjermane: +25% për verërat dhe konjakrat dhe + 15% për disa pjesë aeronautike./  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi me votues për herë të parë: Të rinjtë hartues dhe vendimmarrës të politikave
Artikulli tjetërSvastikat e një cirku rus provokojnë zemërimin gjerman