Svastikat e një cirku rus provokojnë zemërimin gjerman

MOSKË, 17 janar /ATSH-DPA/ – Një shfaqje e një cirku rus, ku një majmun dhe një numër dhish u shfaqën të veshur me rroba që mbanin simbole naziste ka shkaktuar zemërim në Gjermani dhe mund të ketë pasoja ligjore në Rusi.

”Shfaqja, e cila paraqiti edhe zbutës kafshësh, të veshur me uniforma sovjetike duke udhëhequr kafshët e veshura me svastika rreth arenës, ishte një shfaqje e Vitit të Ri për të ilustruar fitoren ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore”, thanë përfaqësues të cirkut në qytetin rus të Izevskut.

Ngjarja u konceptua në emër të Kishës Ortodokse Ruse, e cila kishte dëshiruar një “ekskursion historik” në lidhje me rolin e saj në historinë ruse dhe sovjetike, sipas një deklarate të dhënë më parë nga cirku.

”Lufta e Dytë Botërore u diskutua gjithashtu në këtë kontekst”, sipas saj.

Zbutësit e kafshëve me uniforma sovjetike duke gjuajtur dhitë me kostume naziste kishin për qëllim “të rrisnin efektin e mesazhit”.

Prokurori publik rus po heton shfaqjen./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.