TIRANË, 17 janar /ATSH/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha publikoi sot një video ku qytetarët shprehin shqetësimet e tyre të përditshme.
Basha shprehet se Rama premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët, por ai vetëm e rriti atë.
Në videon e publikuar prej Bashës qytetarët shprehen se çmimi i energjisë është shumë i lartë.
“Premtoi se do ta ulte çmimin e energjisë për familjarët. Rama gënjeu, ai vetëm i rriti faturat e energjisë për familjet shqiptare! Rama është dështim. Ai duhet të largohet”- shprehet Basha. e.xh//a.a/