Ballina Flash

Mutacioni anglez i COVID-19/ Alimehmeti: Në Shqipëri mund të ketë raste, por nuk na shqetësojnë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Epidemiologu Ilir Alimehmeti theksoi sot se në Shqipëri javët e fundit ka një rënie të vazhdueshme të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Në një intervistë televizive Alimehemti tha se “rënia është në mënyrë të vazhdueshme, u bë një muaj e gjysmë që ky indikator është në rënie. Gjithashtu është në rënie indikatori i shtrimeve spitalore”.

Sipas tij, duke qenë se javët e fundit situata e pandemisë është qetësuar disi, bën sens edhe lirimi i masave antiCOVID.

“Në Shqipëri numrat janë në rënie ndryshe nga Britania e Madhe që numrat janë në rritje eksponenciale, atje bën sens të ketë shtrëngim masash. Ndërsa në Shqipëri ka rënie të numrave dhe bën sens lirimi i masave”, shtoi Alimehmeti.

Lidhur me variantin e ri të virusit që u shfaq në Britaninë e Madhe, epidemiologu Alimehmeti theksoi se nuk duhet të na shqetësojë, pasi nuk shkakton më shumë dëme nga ai i pari.

“Në Shqipëri edhe mund të ketë raste të variantit të ri, por nuk na shqetëson. E para, nuk është vënë re që ky mutacion të shkaktojë më shumë dëm, më shumë sëmundje dhe vdekshmëri, askund”, tha ai.

“Prej 10 ditësh është raportuar që ky variant i ri i virusit është shpërndarë në 33 vende të botës. Edhe në Shqipëri mund të ketë raste, por nuk është situatë problematike”, – shtoi Alimehmeti.

“Ajo që është e sigurt është që vaksina nuk ka ndryshim e inaktivizon edhe këtë variant, njësoj si variantin e mëparshëm”,  tha Alimehmeti.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFiskalizimi/ Tatimet, takime me biznesin për problematikat e hasura në fillim të zbatimit të procesit
Artikulli tjetërCOVID-19 – ”Corriere della Sera”: Katastrofë në Kaliforni, Disneyland shndërrohet në qendër vaksinimi