COVID-19 – ”Corriere della Sera”: Katastrofë në Kaliforni, Disneyland shndërrohet në qendër vaksinimi

KALIFORNI, 15 janar /ATSH/ – Në Florida, Orlando Disneyland është e hapur dhe e mbushur plot e përplot me familjarë, të gjitha me maska ​, në pritje përgjatë linjave të disiplinuara të vendosura përpara hyrjeve kryesore, në pritje të vaksinimit, shkruan e përditshmja kryesore italiane ”Corriere della Sera”.

Disneyland-i i parë, ai i Los Angeles, i përuruar nga Walt Disney në Anaheim në 1955, bëhet, në vend të kësaj, një qendër supershpërndarëse për vaksinimin antiCovid-19, në përpjekje për të ndaluar epideminë e koronavirusit, ku Kalifornia është bërë epiqendra e SHBA me 2,7 milionë të infektuar dhe 225 mijë shtrime në spitale.

Dhe më pas edhe shumë vdekje.

Përveç numrit të tyre absolut, progresi është mbresëlënës: gjashtë muaj për të shkuar nga zero në 10 000 viktima në pranverë, në kohën e valës së parë.

Tani, në vetëm një muaj shifrat kanë arritur në 20-30 mijë të vdekur.

Kalifornia ka një sistem shëndetësor të konsideruar ndër më të mirët në Amerikë, megjithatë ajo po shkon në kolaps, me njerëzit të habitur që pyesin pse një krizë kaq e rëndë e virusit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.