Ballina Flash

Brenda natës nga +20 në… -20 gradë Celsius!

ATHINË, 15 janar /ATSH-DPA/ – Temperaturat në Greqi ranë ndjeshëm gjatë natës për shkak të stuhisë ”Leandros” duke i dhënë fund papritur motit të butë të kohëve të fundit.

Ndërsa njerëzit kishin shijuar mot të ngrohtë dhe temperatura mbi 20 gradë Celsius një ditë më parë, qyteti verior i Follorinës regjistroi minus 20 gradë Celsius sot herët në mëngjes.

Zona të tjera gjithashtu panë temperaturat nën zero.

Moti i ftohtë pritet të zhvendoset në jug gjatë fundjavës, me temperaturat që afrojnë ngrirjen në kryeqytetin e Athinës për herë të parë pas një kohe të gjatë, sipas parashikuesve të motit.

Sidoqoftë, temperaturat më të ngrohta priten gjatë javës së ardhshme. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCensi i shpendëve për të 6-in vit/ Klosi: Penalitete të forta për ata që gjuajnë në Zona të Mbrojtura
Artikulli tjetërDeklarata e Bashës për përmbytjet/ Rama: Duan të bëjnë komerdare dhe tërmetin dhe shiun, por halli është që s’i pret kush matanë