Deklarata e Bashës për përmbytjet/ Rama: Duan të bëjnë komerdare dhe tërmetin dhe shiun, por halli është që s’i pret kush matanë

TIRANË, 15 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “Saliu, Iliri, Luli dhe Mona duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, por halli është që s’i pret kush matanë”.

Rama reagoi pas deklaratës së kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha sipas së cilit, “qindra mijëra njerëz janë nën ujë edhe sot”.

“Qindramijëra njerëz nën ujë edhe sot” sipas Lulzim Bashës! Në fakt nën ujë janë Saliu, Iliri, Luli dhe Mona që duan ta bëjnë komerdare edhe tërmetin, edhe virusin, edhe shiun, edhe borën, madje edhe Nusretin bashkë me Tiren, i duan për komerdare! Po halli është që s’i pret kush matanë”, tha Rama. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.