Ballina Bota

ITALI – Njësitë e kujdesit intensiv përtej pragut të alarmit në nëntë rajone

ROMË, 7 janar /ATSH-ANSA/ – Pas progresit të javëve të fundit, numri i rajoneve që tejkalojnë pragun e alarmit për vendet e zënë nga pacientët COVID në kujdesin intensiv është rritur sërish, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Shëndetësore Rajonale (Agenas).

“Në fakt, mesatarja kombëtare është 30 %, por nëntë rajone e tejkalojnë këtë prag me 40 %”, tha Agenas.

Sipas dekretit të Ministrit të Shëndetësisë, pragu i alarmit për vendet e kujdesit intensiv të zëna nga pacientët me COVID është vendosur të jetë 30 %.

Rajonet ku tejkalohet ky prag janë: Emilia Romagna (31%), Friuli Venezia Giulia (35%), Lazio (32%), Lombardia (38%), Piemonte (31%), Provinca Autonome e Bolzanos (35%) ), Provinca Autonome e Trentos (50%), Pulias (33%) dhe Venetos (37%)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama viziton zemrën e industrisë ushtarake turke: Sistemet inteligjente tejet mbresëlënëse
Artikulli tjetërBLOOMBERG: Elon Musk, personi më i pasur në botë