Ballina Flash

BLOOMBERG: Elon Musk, personi më i pasur në botë

NJU JORK, 7 janar /ATSH-AFP/ – Elon Musk, pronari i kompanisë prodhuese të automjeteve elektrike të nivelit të lartë, “Tesla”, u ngrit sot në rangun e personit më të pasur në botë, falë rritjes së aksioneve të Tesla-s në Bursë, sipas agjencisë “Bloomberg”.

Falë rritjes së aksioneve të Tesla-s, nga të cilat ai zotëron 18 %, në Wall Street, sipërmarrësi i çuditshëm 49-vjeçar, i cili gjithashtu drejton “SpaceX”, kaloi sot në mëngjes përpara Jeff Bezos, kreut të “Amazon”, sipas llogaritjeve të “Bloomberg”, që mban të përditësuar renditjen e miliarderëve.

Jeff Bezos e mbante titullin e njeriut më të pasur në planet që nga viti 2017.

Ndërsa aksionet e Tesla-s u shumëzuan me më shumë se shtatë në vitin 2020 dhe po përparojnë ende në Wall Street, pasuria e inxhinierit me origjinë nga Afrika e Jugut, arriti në 188,5 miliardë dollarë menjëherë pas hapjes së seancës, duke tejkaluar atë të Jeff Bezos me 1,5 miliardë.

Një ditë më parë, Tesla theu rekordin prej 700 miliardë dollarësh, për herë të parë në mbyllje të seancës, me aksionet që përfunduan gati +3 %, në 755,98 dollarë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Njësitë e kujdesit intensiv përtej pragut të alarmit në nëntë rajone
Artikulli tjetërBalla viziton mjeshtrin e mobilieve në Elbasan: 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor përfitojnë nga zerimi i tatimfitimit dhe TVSH-së