Ballina Flash

FUTBOLL – Finalja e Copa Libertadores pa spektatorë

RIO DE ZHANEIRO, 6 janar /ATSH-DPA/ – Finalja e Copa Libertadores do të luhet pa spektatorë në tribunat e stadiumit legjendar ”Maracana” në Rio de Zhaneiro, më 30 janar, deklaroi konfederata e futbollit të Amerikës së Jugut, CONMEBOL.

”Finalja e turneut më të rëndësishëm të kontinentit të klubeve do të luhet pa tifozë”, tha një deklaratë e CONMEBOL.

Vendimi u mor së bashku nga CONMEBOL dhe federata braziliane e futbollit, CBF.

“Gjendja aktuale e pandemisë Covid-19, ende duke u zgjeruar në Amerikën e Jugut, nuk lejon që një ngjarje e kësaj madhësie dhe rëndësie të ndodhë me praninë e publikut, madje edhe me kapacitet të reduktuar”, sipas deklaratës.

Finalja do të luhet mes fituesve të ndeshjes Palmeiras-River Plate dhe Boca Juniors-Santos.

Copa Libertadores (ekuivalenti i Amerikës së Jugut i Ligës së Kampioneve) u ndalua gjatë fazës së grupeve, në mars, për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe rifilloi në shtator./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAutoriteti i Dosjeve: U verifikuan 205 zyrtarë të lartë të shtetit
Artikulli tjetërHumb jetën nga COVID-19, kantautori i njohur Kujtim Prodani