Ballina Bota

COVID-19 – Johnson: Rikthehet bllokimi i plotë në të gjithë Anglinë

LONDËR, 4 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministri britanik, Boris Johnson njoftoi sot në mbrëmje rikthimin e bllokimit të plotë në të gjithë Anglinë, ndërsa  BM po përballet me rritjen e numrit të infektimeve me variantin e ri të COVID-19, i vlerësuar nga ekspertët si më ngjitës.

“Ky izolim i ri, po aq i rreptë, sa ai i vendosur në pranverë, parashikon mbylljen e shkollave dhe duhet të zgjasë, nëse e lejojnë kushtet, deri në mes të shkurtit”, tha ai në një adresim televiziv.

“Bllokimi i ri do të bëhet ligj që në orët e para të së mërkurës, por banorët duhet t’i ndjekin rregullat e reja nga tani”, shtoi Johnson.

Banorët tani lejohen të largohen nga shtëpitë e tyre vetëm për të blerë gjëra të domosdoshme, për stërvitje fizike, arsye mjekësore dhe nëse nuk mund të punojnë nga shtëpia./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKujdesi për lëkurën gjatë stinës së ftohtë
Artikulli tjetërFrutat që duhet të konsumoni në dimër