Ballina Bota

SHBA – Biden zgjeron ekipin e tij për të luftuar Covid-19

UASHINGTON, 30 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden zgjeron ekipin e tij për të luftuar Covid-19.

Presidenti i zgjedhur bëri disa emërime të tjera për të forcuar koordinimin dhe shpërndarjen e vaksinave.

Këta janë Bechara Choucair, Carole Johnson dhe Tim Manning.

Choucair, menaxher shëndetësor i ”Kaiser Permanente”, kolosit amerikan për sistemet e lindjes në kujdesin shëndetësor, do të jetë koordinatori i vaksinave.

Johnson, ish-këshilltare e administratës Obama, do të jetë koordinatorja e re për testimet, ndërsa Manning do të jetë koordinatori i furnizimeve me vaksina. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakXiaomi telefoni i parë inteligjent me Snapdragon 888
Artikulli tjetërSubvencionimi i energjisë elektrike për pensionistët, përfituan 154 mijë familje