Ballina Aktualitet

Rama uron Krishtlindjen: Zoti bekoftë gjithë shqiptarët

TIRANË, 25 dhjetor/ATSH/ Një urim të veçantë zgjodhi sot Kryeministri Edi Rama për festën e Krishtlindjes.

Kreu i qeverisë publikoi një fotografi teksa i ka dhuruar një familje çelësat e shtëpisë së re.

“Mirëmëngjes dhe Zoti bekoftë gjithë shqiptarët”, – uron Kryeministri Edi Rama.

Në të 11 bashkitë e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, dita-ditës banorët po kthehen në shtëpitë e tyre të rindërtuara, për të kaluar festat e fundivitit në shtëpitë e reja.

Shtëpitë e rindërtuara janë më të bukura, më të forta e më të mëdha se ato që banorët humbën nga tërmeti.

Besimtarë katolikë dhe ortodoksë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit./k.s/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTOGALERI-VIDEO/Besimtarët ortodoksë kremtojnë lindjen e Krishtit
Artikulli tjetërPEKIN – Negociata Kinë-BE për arritjen e në marrëveshjeje mbi investimet