Ballina Flash

BE: Të interesuarit për postBrexit edhe mund… të flenë?!

BRUKSEL, 24 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Negociatat mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për marrëdhëniet e tyre tregtare postBrexit, të cilat kanë rezultuar shumë të vështira për shkak të qëndrimit të palëve, do të vazhdojnë sonte gjatë gjithë natës, tha në Twitter zëdhënësi i Komisionit Europian, Eric Mamer.

”Në këtë pikë, është e këshillueshme që të gjithë të interesuarit për këtë çështje edhe mund të flenë pak. Shpresojmë që nesër në mëngjes të rifillojmë herët… “, shton ai.

Sipas burimeve të BE, asnjë njoftim nuk pritet të paktën deri nesër në mëngjes.

Një marrëveshje tregtare duhet të gjendet përpara se Londra të largohet nga tregu i vetëm europian dhe bashkimi doganor më 31 dhjetor 2020, në orën 23:00 GMT.

Përndryshe, tregtia midis BE-së dhe Londrës do të kryhet sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT), sinonim i detyrimeve doganore dhe kuotave, me pasoja serioze për ekonomitë tashmë të tronditura nga pandemia./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBE financon 400 mijë euro në mbështetje të grave rurale
Artikulli tjetërManastirliu: Edhe në këtë vigjilje Krishtlindje, si çdo ditë, mjekët dhe infermierët në përballje me armikun e padukshëm