Ballina Flash

COVID-19 – Rënie rekord e CO2 në 2020

PARIS, 12 dhjetor /ATSH-AFP/ – Emetimet e CO2 me origjinë fosile kanë regjistruar një rënie rekord prej 7% në vitin 2020, të lidhura me masat kufizuese të marra kundër epidemisë COVID-19, sipas raportit vjetor të projektit Global të Karbonit (GCP).

Ky raport shqyrton emetimet vjetore të CO2 me origjinë fosile dhe qëndrueshmërinë e tyre në atmosferë, përgjegjëse për ndryshimin e klimës dhe pjesën e katastrofave.

Ky raport është publikuar tradicionalisht në konferencat e OKB për klimën. Këtë vit, publikimi i tij vjen në një kontekst të veçantë, pasi COP i 26-të i planifikuar në Glasgow është shtyrë për një vit. Një samit në internet do të mbahet të shtunën me disa krerë shtetesh për të shënuar 5-vjetorin e Marrëveshjes së Parisit.

Rezultatet e saj janë gjithashtu të pashembullta, me një rënie të vlerësuar prej 7% të emetimeve globale të CO2 fosile gjatë vitit, ose 2,4 miliardë tonë.

Në kulmin e masave kufizuese në pranverë, ato madje ranë me rreth 17% në krahasim me vitin 2019./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestat e dhunshme/ Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre
Artikulli tjetërProtesta në Shkodër/ Ademi: Kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar