Ballina Flash

Britney Spears dhe Backstreet Boys prezantohen me një këngë së bashku

LOS ANXHELES, 12 dhjetor /ATSH-DPA/ – Britney Spears mund të jetë duke u përmbajtur nga interpretimi i drejtpërdrejtë, në protestë ndaj rolit të babait të saj si konservatori i saj financiar, por kjo nuk e ka ndaluar rrjedhën e muzikës së re nga ylli i popit.

E lëshuar të enjten në mbrëmje, kënga e re “Matches” bashon këngëtaren e “Toxic” me idhuj të tjerë të fundit të viteve ’90, Backstreet Boys.

“Çfarë dite e lavdishme! Jemi pyetur në lidhje me mundësinë e një bashkëpunimi si ky për 20 vitet e fundit dhe sot është dita!!”, shkruan Backstreet Boys në Tëitter.

“#BritneyXBackstreet është më në fund këtu! #Matches do të dalë tani në “Glory Deluxe” i @britneyspears”, shtuan ata.

“Glory Deluxe”është ribotimi i dytë i vitit 2020 i albumit të vitit 2016 të Spears, përpjekja e saj e nëntë e një albumi në studio.

Përveç pjesës shtesë “Matches”, ai përfshin “Sëimming in the Stars”, një tjetër këngë e artistes pop, e regjistruar vite më parë dhe e lëshuar më 2 dhjetor./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi në Durrës/ 615 pallate do të jenë shumë më të sigurtë se para tërmetit, 9865 familje kanë marrë grantet për riparimet e brendshme
Artikulli tjetërProtesta e dhunshme në Shkodër/ Lëndohet efektivi i forcave “Shqiponja”