TIRANË, 7 dhjetoir/ATSH/ Ekipet e Urgjencës Kombëtare kanë kryer 174 misione për COVID-19 në 24 orët e fundit.
Kështu theksoi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastriliu, e cila vlerësoi punën e ekipeve të Urgjencës Kombëtare.
“Punë e palodhur e ekipeve të Urgjencës Kombëtare me misionet në banesë dhe shërbimin profesional për pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor. 174 misione për COVID-19 janë kryer në 24 orët e fundit, pjesa më e madhe, shërbime të ofruara në banesë nga mjekët dhe infermierët e grupeve të posaçme të Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, – tha Manastirliu.
/k.s//a.a/r.e/






















