Ballina Bota

SIDNEI – Australia del nga recesioni në T3 2020

SIDNEI, 3 dhjetor /ATSH-AFP/ – Australia doli nga recesioni në tremujorin e tretë 2020, me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) prej 3,3% në një vit, sipas stratistikave zyrtare të publikuara sot.

Epidemia e koronavirusit të ri është tashmë nën kontroll dhe shifrat dëshmojnë rimëkëmbjen e aktivitetit për bizneset dhe një rritje të shpenzimeve nga konsumatorët.

Zyra australiane e Statistikave (ABS) nënvizoi se konsumi familjar, që është rritur me 7,9% në raport me tremujorin e dytë, ka kontribuar ndjeshëm në rritjen ekonomike.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Philip Lowe, ka theksuar se këto tregues ekonomik pozitiv maskojnë vështirësitë ekzistuese.

“Këto shifra nuk mund të fshehin faktin se rimëkëmbja do të jetë e pabarabartë, kaotike dhe e gjatë. Disa sektorë të ekonomisë nuk po ecin mirë dhe të tjerë janë në vështirësi të mëdha”, theksoi ai për parlamentarët.

Banka Qendrore ka njoftuar se ekonomia e Australisë nuk do të arrijë nivelet para-pandemike deri në fund të vitit 2021./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFRANCË – Vdes në moshën 94 vjeçare ish-presidenti Valéry Giscard d’Estaing
Artikulli tjetërZgjedhja zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Ambasadorja e Palestinës, letër urimi Mimi Kodhelit