Zgjedhja zv.presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s/ Ambasadorja e Palestinës, letër urimi Mimi Kodhelit

TIRANË, 3 dhjetor /ATSH/ Ambasadorja e Shtetit të Palestinës, Hana A. S. Shawa, i ka dërguar një letër urimi deputetes Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit të Politikës së Jashtme, me rastin e zgjedhjes së saj si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Është nder dhe kënaqësi për mua t’i përcjell Shkëlqesisë Suaj përgëzimet dhe urimet më të ngrohta për zgjedhjen tuaj Zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, shprehet ambasadorja.

“Në emër të Ambasadës së Shtetit të Palestinës në Republikën e Shqipërisë si edhe në emrin tim personal i uroj Shkëlqesisë Suaj suksese në detyrën Tuaj të re si edhe në përpjekjet Tuaja”, thekson ajo.

“Me këtë rast dëshiroj të ritheksoj vlerësimin tonë të thellë për popullin dhe udhëheqjen e Republikës së Shqipërisë për solidaritetin e treguar në mbështetje të popullit palestinez dhe kauzës së tij të drejtë, për arritjen e të drejtave legjitime të lirisë, pavarësisë dhe sovranitetit në trojet e Palestinës, me kryeqytet Jeruzalemin Lindor. Pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”, shkruhet në mesazhin e urimit për Kodhelin. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.