Ballina Bota

AUSTRI – OPEC shqyrton marrëveshjen e kufizimit të prodhimit të naftës

VJENË, 30 nëntor /ATSH-AFP/ – OPEC nisi sot një samit ministror dyditor, që duhet ta lejojë atë të vendosë mbi kuotat për kufizimin e prodhimit të ardhshëm të naftës, në një treg ende të ndikuar rëndë nga pandemia e COVID-19.

Të trembëdhjetë anëtarëve të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) do t’u bashkohen nesër dhjetë aleatët e tyre nga OPEC +, më e rëndësishmja midis tyre, Rusia.

Qëllimi i përbashkët i aleancës së vendeve prodhuese është të mbajë në këmbë tregun e prodhimit bruto përballë pandemisë së COVID-19, që po rimëkëmbet nga humnerat në të cilat çmimet e kishin zhytur atë në fund të muajit prill.

“Kriza shëndetësore vazhdon të ketë pasoja të pashembullta negative në ekonominë botërore dhe, rrjedhimisht, në tregjet e energjisë”, paralajmëroi ministri algjerian i Energjisë, Abdelmadjid Attar, i cili mban presidencën e rradhës së kartelit.

Për të ndaluar rënien e çmimeve, grupi i prodhuesve po përdor armën e tij kryesore duke detyruar shkurtime drastike në prodhimin e tij të arit të zi, në mënyrë që ta përshtasë atë në nivelin e kërkesës. / /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPër herë të parë që nga zjarri, koncerti i Krishtlindjes në katedralen Notre-Dame
Artikulli tjetërCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 1948 testime, 368 të shëruar, 557 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit