Tarifa të rënda edhe për… verën?

PEKIN, 27 nëntor /ATSH-AA/ – Qeveria kineze paralajmëroi tarifa prej mbi 200% të importeve australiane të verës duke filluar nga 28 nëntori.

Në një deklaratë, Ministria kineze e Tregtisë tha se ”eksportuesit australianë kishin hedhur verë në tregun e saj dhe se masat e përkohshme anti-dumping do të zbatoheshin tani e tutje në formën e depozitave ndaj verës së importuar nga Australia, duke filluar nga e shtuna”, raportoi e përditshme shtetërore “Globale Times”.

Masa erdhi pasi rezultatet e një hetimi anti-dumping të eksportit të verës australiane zbuluan se u kanë shkaktuar “dëm të konsiderueshëm” prodhuesve kinezë të verës.

Tarifat e rënda mund t’i shkaktojnë një humbje prej 1,2 miliardë dollarë në vit industrisë australiane të verës, sipas “ABC News”.

Ministri i Bujqësisë i Australisë, David Littleproud tha se qeveria e tij ishte në kontakt me autoritetet kineze.

“Ne jemi duke u përpjekur të marrim një vlerësim të arsyetimit pas vendimit për vendosjen e këtyre tarifave”, citoi “ABC News” të ketë deklaruar Littleproud.

“Kjo është arsyeja pse ne po lëvizim shpejt për të punuar me industrinë, zyrtarët tanë dhe zyrtarët e DFAT (Departamenti i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë) në Pekin për të marrë një arsyetim në mënyrë që të mund të vendosim për çështjen tonë rreth këtij vendimi për të cilën konsiderojmë se është e padëgjuar dhe të jem i sinqertë, joproporcional me ndonjë arsye që dikush na ka vendosur në mënyrë shtesë”, shtoi ai.

Në fillim të këtij muaji, qeveria kineze u kërkoi importuesve të pezullonin porositë e verës dhe gjashtë llojeve të tjera të eksporteve australiane.

Eksportet e verës australiane në Kinë u rritën që nga viti 2019 pasi të dy vendet nënshkruan marrëveshjen e tregtisë së lirë që lejonte verërat australiane në Kinë pa tarifa. /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.