Ballina Flash

Twingo Electric ”ilaçi” kundër konsumimit të jetës moderne

PARIS, 26 nëntor /ATSH-ANSA/ – Duke perifrazuar parullën e një pijeje të njohur dhe të hidhur, Twingo Electric i ri është ”ilaçi” i përsosur kundër konsumimit të jetës moderne.

Ky version i pashembullt me ​​bateri shton cilësitë e modelit me motor me djegie të brendshme, të tilla si manovrueshmëria e madhe dhe rrezja e zvogëluar e kthimit, por edhe hapësirën e brendshme me një gjatësi prej vetëm 3 metrash si dhe përparësitë e shumta praktike dhe dinamike lidhur me elektricitetin.

Twingo Electric R80, me një fuqi motorike prej 60 kw (82 Hp) është një kombinim perfekt për të kaluar nëpër qytet me ndikim zero në ambient.

Kur bateria e saj është në 100%, Twingo Electric ofron deri në 270 kilometra diapazon në ciklin WLTP City dhe deri në 190 kilometra në WLTP Ciklin e plotë.

Nëse e konsideroni që veturat e qytetit në Europë udhëtojnë mesatarisht 30 kilometra në ditë, autonomia e Twingo Electric ju lejon të bëni udhëtime urbane për një javë të tërë pa nevojën e mbushjes me energji.

Dhe për ata që duan edhe më shumë nga kjo pikëpamje, duke sakrifikuar pak përshpejtim dhe shpejtësi maksimale, Twingo Electric është e pajisur me Modalitetin Eco: aktivizohet nga një buton, dhe ju lejon të arrini 225 kimometra rrugë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO-Tërmeti i 26 nëntorit/ SHBA solidaritet me popullin shqiptar, do vazhdojmë të rindërtojmë Shqipërinë
Artikulli tjetërBraçe përkujton tërmetin e 26 nëntorit/ Thumanë një vit më parë, dielli do lindë përsëri