BRUKSEL – Shitjet e makinave në BE ende në rënie

BRUKSEL, 18 nëntor /ATSH-DPA/- Tregu i makinave të reja në Bashkimin Europian ishte përsëri negativ në muajin tetor, me një rënie nga viti në vit me gati 8%, deklaroi Shoqata Europiane e Prodhuesve të Automjeteve (ACEA)

Rreth 954,000 automjete u shitën në bllok muajin e kaluar, me 7.8% më pak se tetori 2019, theksoi ACEA në buletinin e saj mujor.

Në shtator, pas muajsh të shitjeve në rënie të lirë për shkak të pandemisë së koronavirusit, tregu u rikuperua për herë të parë në vitin 2020, me një zgjerim nga viti në vit prej 3.1%.

Ndër tregjet kryesore të BE-së, Spanja përjetoi rënien më të madhe të shitjeve në tetor (-21%), ndërsa kishte ulje të vogla në Francë (-9,5%) dhe Gjermani (-3,6%), ndërsa në Itali pati një rënie të lehtë prej 0.2 %. Nga janari në tetor, shitjet në të gjithë BE ranë me 26.8% krahasuar me 2019.

“Dhjetë muaj në vit ndikimi i Covid-19 në kërkesën e makinave mbetet i pashembullt,” vuri në dukje ACEA.

Grupi gjerman Volkswagen mbajti pozicionin e tij drejtues në tregun e BE, me një pjesë të shitjeve prej 25.6% në dhjetë muajt e parë të vitit 2020.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.