Ballina Flash

Rama: Deri dje spitali Onkologjik me aparaturë prehistorike me kobalt, sot dy akseleratorë të teknologjisë së fundit

TIRANË, 12 nëntor/ATSH/ Në spitalin Onkologjik në Tiranë sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, ku të sëmurët me kancer kurohen si në çdo spital europian.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot një fotografi sesi ishte aparatura me kobalt në këtë spital dhe si janë dy akselatorët e rinj.
“Deri dje në Spitalin Onkologjik kishte vetëm një aparaturë prehistorike me kobalt, sot ka dy akseleratorë linearë të teknologjisë së fundit, si në çdo spital europian ku kurohen të sëmurët me kancer.
Vetëm kush nuk do që të shikojë nuk e sheh ndryshimin epokal që vazhdon në shëndetësi”, – thekson Rama.
Me instalimin e akseleratorëve është arritur reduktimi i radhës së pritjes, nga 10 javë në dy deri në tri javë, që është mesatarisht koha për pacientët që duhet të kryejnë radioterapinë sipas protokollit. /k.s/r.e/
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Ekonomia shënon rritje prej 15,5% në T3 2020
Artikulli tjetërDefekti në laboratorin e Poliklinikës Fier / Baçi: Qytetarët në radhë të gjata për të bërë testin e COVID