Ballina Flash

SOFT NEWS – I kthehen paratë që ia mori… era

ANKARA, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Dy persona, në rrethin Manavgat në jugperëndim të Antalya-s, i kthyen 4 500 lira turke (526 dollarë) pronarit, pará që këtij të fundit ia mori era.

Pamjet e kapura nga kamerat tregojnë një burrë që po ecën në lagjen “Aşağı Pazarcı” kur paratë i bien padashje nga xhepi dhe era ia shpërndan gjithandej.

Dy shokë i mblodhën lirat dhe ia dorëzuan pronarit të një restoranti, Hasan Yılmaz, pasi ata nuk arritën ta gjenin pronarin e vërtetë të parave.

Policia shkoi në vendngjarje, sepse Yılmaz kontaktoi me autoritetet, duke kërkuar ndihmë për të gjetur pronarin e parave.

Pasi panë pamjet e kamerave të sigurisë, policia arriti të identifikonte pronarin dhe t’i kthyente paratë e humbura./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGREQI – Dendias dhe Cavusoglu diskutojnë marrëdhëniet mes dy vendeve
Artikulli tjetërAspirina testohet si trajtim për COVID-19