ANKARA, 8 nëntor /ATSH-AA/ – Britania e Madhe do të shqyrtojë nëpërmjet provave klinike aspirinën si një trajtim të mundshëm për COVID-19, sipas një njoftimi nga Universiteti i Oksfordit.
“Nga sot, aspirina do të hetohet në provën më të madhe klinike në botë për trajtimet për pacientët e shtruar në spital me COVID-19”, tha universiteti.
Ilaçi i zakonshëm antimalcues do të testohet për përdorim te pacientët me probleme në mpiksjen e gjakut.
“Pacientët me COVID-19 janë në një rrezik më të lartë për të formuar mpiksje gjaku në enët e tyre të gjakut. Trombocitet, fragmente të vogla të qelizave në gjak që ndalojnë gjakderdhjen, duket se janë hiperreaktive në COVID-19 dhe mund të shkaktojnë ndërlikime në mpiksje”, thuhet në një deklaratë .
Sipas universitetit, meqenëse aspirina është një agjent antitrombocitar, ajo mund të zvogëlojë rrezikun e mpiksjes së gjakut te pacientët me COVID-19./ /ervo/













