Ballina Bota

KROACI – Rekord viktimash nga Covid-19

ZAGREB, 2 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kroacia regjistroi 32 vdekje në 24 orët e fundit, një rekord ditor i viktimave të koronavirusit, ndërsa numri i infeksioneve të reja që nga dje është 1 165, njoftoi Njësia e Krizave të Mbrojtjes Civile.

Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 594 njerëz, ku pothuajse gjysma e tyre vdiqën në dy muajt e fundit.

Numri i infeksioneve të reja është më i përmbajtur krahasuar me mesataren e 2 500 të ditëve të fundit.

Deri më tani, ka 14 734 raste të infeksionit aktiv, pothuajse 1 200 pozitive janë në trajtimin spitalor, nga të cilat 94 janë në terapi intensive.

Tani për tani, megjithatë, qeveria nuk po mendon për një bllokim të ri dhe detyrimi për të mbajtur maskën mbetet në fuqi.

Baret dhe restorantet mund të funksionojnë deri në mesnatë dhe tubimet janë të kufizuara në 50 persona. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Pesha e vetmisë së krijuar nga Covid-19 te të moshuarit
Artikulli tjetër567 banesa individuale po ndërtohen në Shijak/ Kryebashkiaku Arbana: Shumë shpejt dorëzohen çelësat te familjarët