Ballina Bota

GJERMANI – Kramp-Karrenbauer në vetëkarantinim

BERLIN, 2 nëntor /ATSH-AA/ – Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer është vetëkarantinuar meqë një person nga personeli i saj doli pozitiv me COVID-19.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se Kramp-Karrenbauer me personin tek i cili është konfirmuar koronavirusi, ka qenë në kontakt para 8 ditësh.

“Testi i parë që ka bërë Kramp-Karrenbauer ishte negativ, por për arsye parandalimi, ministrja vendosi të vetëkarantinohet për gjashtë ditë”, njoftoi Ministria.

Gjithashtu, në izolim është edhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, pasi rezultoi me COVID-19 para 11 ditësh./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Mësimi online në shumë raste inekzistent
Artikulli tjetërRimëkëmbja ekonomike/ Mbështetje financiare për 400 biznese të vogla e të mesme