Ballina Ekonomi

Rimëkëmbja ekonomike/ Mbështetje financiare për 400 biznese të vogla e të mesme

TIRANË, 2 nëntor/ATSH/ Qeveria shqiptare parashikon që gjatë vitit 2021 të mbështesë financiarisht rreth 400 bizneseve të vogla e të mesme.

Mbështetja synon rimëkëmbjen ekonomike pas dy goditjeve të forta, tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas dhe pandemia e COVID-19.

Kjo politikë do të mbështetet me fonde buxhetore me vlerë 250 milionë lekë në total për vitin 2021.

Bizneset e vogla dhe të mesme vlerësohen si shtylla “kurrizore” e ekonomive të shumë vendeve. Ato përfaqësojnë 80- 95% të numrit total të ndërmarrjeve, kontribuojnë me rreth 60-75% të prodhimit të brendshëm bruto si dhe rreth 65-80% e të punësuarve gjenden pranë tyre.

Edhe në rastin e Shqipërisë bizneset e vogla dhe të mesme luajnë një rolë shumë të rëndësishëm në aspektin ekonomik, duke krijuar mundësi të shumta punësimi si edhe duke u bërë motor zhvillimi për vendin dhe rajone specifike të tij. /a.gjonaj//a.a//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Kramp-Karrenbauer në vetëkarantinim
Artikulli tjetërSHBA mbështet rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë